Vdekja e foshnjës 14 muajshe, Taravari: Vajza nuk është hospitalizuar

06.10.2024 16:14

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari...

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, pohon se vajzës 14 muajshe, e cila ndërroi jetë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijë në Shkup, i është refuzuar hospitalizimi. Vlerëson se raste të tilla tragjike duhet të zbardhen dhe të bartet përgjegjësi personale.

Taravari: Të konstatohet dhe të ketë përgjegjësi

Theksoi se nuk mund të gjykoj prej tani për rastin, por që duhet t’u lihet hapësirë organeve kompetente.

Një sistem i tillë i shëndetësisë është trashëguar dhe është e pamundur që branda natës t’i ndryshojnë gjërat, shtoi Taravari.

“Fatkeqësisht dje ka pasur një rast tragjik. Kjo mund të pritet nga një sistem i degjeneruar. Unë shpreh ngushëllime ndaj familjes dhe ndaj gjithë atyre që me trishtim e kanë pranuar këtë lajm. E di se ne si Ministri e Shëndetësisë, edhe unë si ministër i Shëndetësisë, edhe ditën e djeshme dhe sot në detaje jam informuar rreth gjithë asaj çfarë ka ndodhur dhe patjetër të ketë përgjegjësi. Mos pritni prej meje që sot të sillem si gjykatës dhe të sjell një vendim, sepse më duhen detaje, duhet që organet kompetente të konstatojnë që nëse ka pasur gabim mjekësor dhe pas asaj lënda të kalojë në Gjykatë dhe atje të sillet vendimi definitiv për më tutje. Po është kthyer foshnja. Për detaje të mëtutjeshme më lejoni që Komisioni t’i konstatojë.” – tha Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

BDI: Organet kompetente të zbardhin rastin

Nga BDI kërkojnë që rastin të zbardhet sa më shpejtë nga organet kompetente dhe të bartet përjegjësi.

“Ngushëllime familjarëve dhe të gjithë qytetarëve të vendit tonë, me të vërtët bëhet fjalë për një rast të rëndë. Pres nga organet kompetente të zbardhin rastin.” – tha Rina Ajdari nga BDI.

Mëngjesin e djeshëm në Klinikën për Sëmundje të fëmijëvë në Shkup, ndërroi jetë një vazjë 14 muajshe e cila u soll me urgjencë nga Klinika për sëmundje respiratore në Kozle. Familjarët akuzojnë se vajza tre herë është refuzuar për hospitalizim në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup dhe si pasojë e pakujdesisë së tyre vajza pësoi vdekjen. Për rastin në fjalë Inspektorati sanitarë shëndetësor gjatë ditës së hënë do të kryer inspektim ë jashtëzkonshëm në institucionet ku është mjekuar vajza dhe do të formohet një Komision për hetimin e rastit.

Ndërkohë kanë mbaruar të gjitha procedurat e autopsisë dhe vajzës 14-muajshe sot iu dha lamtumira e fundit. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)