100 ditë qeversije në Ministrinë e Ambientit, Mexhiti: Fokusi në klimë, ambient, infrastrukturë

06.10.2024 17:14

Kriza energjetike, ambienti jetësor....

Kriza energjetike, ambienti jetësor dhe sigurimi i infrastrukturës për energji dhe ujë, janë tre segmente kryesore ku Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka qenë e përqëndruar në 100 ditë qeverisje.

Ky dikaster ka përgatitur ligjin për aksion klimatik, i cili këtë muaj do të dorëzohet në qeveri për mriatim. Ka ngritur harmonizimin e ligjeve me legjislacionin e BE-së në fushën e ambientit, ndërkaq nga BE-ja siguron 10 milion euro që do të ndihmonjë në uljen e ndotjes.

Nuk ka një masë të vetme me të cilën tejkalohet problemi me ajrin e ndotur, por po punohet intensivisht, thotë Mexhiti.

“Ka filluar puna për hartimin e rregullores për monitorim dhe raportim të gazrave serrë. Me qëllim të përshpejtimit të procesit të miratimit të ligjit për aksion klimatik, ne kemi krijuar një version të rishikuar të projektligjit me komente të përfshira dhe me materiale mbështetëse dhe tabelat për harmonizim. Plani do të dorëzohet në tetor në qeveri për miratim. Punojmë në rishikimit e planit kombëtar për energji dhe klimë. Janë dorëzuar aplikimet për projektet e mëposhtme: projekti menaxhimi me ujin të sitemit kolektive të ujitjes që parandalon mungesat e ujit dhe humbjen e biodiversitetit.” – tha Ministri i Ambientit, Izet Mexhiti.

Në këto 100 ditë, Mexhiti theksoi edhe progresin në projektet infrastrukturore ujore, aktivitete që premton se do të vazhdojnë tutje.

Do të vendosen sisteme rajonale të menaxhimit të mbetjeve në pesë rajone administrative thotë ai, përfshirë edhe rikonstruimin e sistemir rajonal për menaxhim me mbetje, Rusino në Tetovë, si dhe ndërtimin e stacionit për tranferimin e mbetjeve.

“Po realizojmë projektin për përmirësimin në infrastrukturë ujore në komuna në vlerë prej 50 milion euro me marrje të huasë nga Banka Evropiane për Investim… realizimi i projektit, ndërtimi i stacionit filtrues në Shkup vazhdon, projekt që më në fund i mundëson Shkupit grumbullimin dhe trajtimina adekuat të ujërave të zeza.” – deklaroi Ministri i Ambientit, Izet Mexhiti.

Në cilësië e zëvendëskryeministrit të parë, Mexhiti për 100 ditë qeverisje numëroi aktivitetet tashmë të thëna nga pushteti: sigurimi i 35 milion eurove për kampusin “Nënë Tereza”, beteja me bixhozin, sigurimi i 100 milion eurove për komunat si dhe vënjen e sitemit “one stop shop” në kufijt me shtetet fqinje. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)