Kulturë
Shtëpitë botuese, libri lexohet pak
26.04.2015 17:14
Publiku shqiptarë në Maqedoni, sic duket nuk jan të interesuar sa duhet për të lëxuar libra...

Në vend të tyre shumica e të rinjëve shfletimin e librit e kan zëvendësuar me mediat sociale, mediat vizive etj.
Latif Mustafa nga shtëpija botuese Logos A, thotë botimet nuk mungojnë dhe kjo shtëpi brenda vitit që lam pas, ka botuar me dhjetëra vepra dhe komplete librash,por dëshira për ta konsumuar librin thuaj se nuk egziston fare.
Mustafa thotë “Natyra e librave të cilat i ofrojmë, nuk na mundëson të shohim atë mendësi të mishëruar në qytetarin, studentin apo në lëxuesin shqipëtar në Maqedoni.”
“Nëpër shum vende të ndryshme të botës kjo ditë shënohet në forma të ndryshme,edhe atë duke lexuar 24 orë nëpër biblioteka. Shoqërija shqipëtare duhet të avancohet në ndonjë projekt më gjeneral “se si ta rikëthejmë librin në shoqëri”.Për largimin e shoqëris nga libri kan ndikuar mediat sociale, mediat vizive etj. Një sociolog thotë. “Libri është një mesazh në ardhmëri”, revista është një kala e ndërtimit të mendimit të lirë. Përmes librit duhet ta lexojmë historinë por njëkosisht të lexojmë dhe të shkruajm dhe ti dorzojmë mesazhet tona. Në këtë aspekt mbetet për tu punuar shum dhe si cdo her që 100 vite që përpilitemi si popull mendoj se dalngadadalë do ja arrimë edhe kësaj”, shprehet Latif Mustafa nga Logos A.
Në debatet të cilat realizohen dhe që jan matësi më i mirë i dijes publike shohim se publiku jonë shqiptarë nuk ka një dije të avancuar, ose nuk ka një diskurs të përvetësuar të librave të cilët i botojmë apo librave që na vinë nga Shqipërija dhe Kosova.” thotë Mustafa.
Shtëpija botuese “Logos A” në vitin 2015 shënon 25 vjetorin e veprimit të saj, në opusin e saj botues disponon një numër të madh të librash dhe kategorishë disipliore duke botuar 8 milion egzemplaresh deri më sot.
FARIJE DAUTI-BAKIU
