Izraeli hap fronte të reja, Netnajhu kërcënon Iranin

06.10.2024 18:47

Izraeli do t’u hakmerret sulmeve iraniane...

Izraeli do t’u hakmerret sulmeve iraniane sepse këtë e ka detyrim, kërcënohet kryeministri i këtij vendi, Benjamin Netanjahu. Thotë se forcat iraniane kanë dëmtuar qindra projektilë në territorin e Izraelit dhe vendi duhet të përgjigjet dhe njëkohësisht të mbrohet. Kërkon edhe mbështetje ndërkombëtare.

“Derisa Izraeli lufton kundër sulmeve barbare të udhëhequra nga Irani, të gjitha vendet civilizuese duhet të rreshtohen në anën e Izraelit. Presidenti Makron dhe të gjithë liderët tjerë perëndimor bëjnë thirrje për embargo të armëve. Turp të kenë!” – tha Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu.

Ndërkohë vazhdojnë luftimet në Rripin e Gazës derisa Izraeli  njëkohësisht ka hapur front të ri ndaj grupit të Hezbollahut në Liban.

OKB me thirrje për ndërprerjen e luftimeve

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterresh me thirrje për ndërprejen e luftimeve dhe për lirimin e pengjeve izraelite.

“Lufta që ka filluar tashmë një vit e udhëhequr nga Hamasi  vazhdon të shkatërrojë jetë dhe të sjellë dhembje të thella për palestinezët në Gazë e tani edhe për banorët e Libanit. Është koha që të lirohen pengjet, të ulen armët, të ndalen vuajtjet që kanë kapluar rajoni. Koha është për paqe, drejtësi dhe të drejtë ndërkombëtare.” – deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterresh.

Ndërkohë izraelitët kanë vazhduar sulmet në vende publike në Gazë, përfshi shkolla dhe xhami, ku mediat raportojnë për dhjetëra të vrarë dhe të lënduar, për çka Izraeli arsyetohet se qëllimi i tyre ka qenë shënjestrimi i luftërave të Hamasit. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)