Kosovë, tre të rinj humbin jetën në Liqenin e Badocit

06.10.2024 19:33

Në Kosovë, tre persona të moshës së re...

Në Kosovë, tre persona të moshës së re, vdiqën mbrëmë si pasojë e një aksidenti, përkatësisht automjeti ka rënë në liqenin e Badocit.

Njëri nga viktimat që bënë aksident duke rënë në liqenin e Badocit konfirmohet të jetë gjetur brenda veturës. Ndërkaq dy viktimat tjera janë gjetur në ujë.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, ka konfirmuar për intervenimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës për rastin.

“Ka ardhur ekipi i zhytjes së FSK-së, i kanë nxjerrë dy persona që kishin humbur jetën në ujë, njëri që ka mbetur në veturë e kemi tërhequr me litar, me kamion e kemi nxjerrë veturën me gjithë personin e vdekur, dhe pastaj sigurisht e kemi hequr edhe nga vetura bashkë me FSK-në, dhe e kemi dorëzuar te ekipet mjeko-ligjore”, ka thënë Gashi.