Maqedoni
Parashikimi i motit
07.10.2024 09:00
Kjo e hënë parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira, teksa temperaturat do të shënojnë maksimumi 27°C.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 8 deri në 16°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 19 deri në 27°C.
Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të ulët në 8°C ndërsa ajo maksimale do të arrij në 25°C.
