Maqedoni

Kryeministri serb, Vuçeviq, për vizitë në Shkup

07.10.2024 09:09

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, po qëndron sot në vendin tonë bashkë me një delegacion qeveritar...

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, po qëndron sot në vendin tonë bashkë me një delegacion qeveritar. Vuçeviqi do të pritet nga kryeministri, Hrisitijan Mickoski.

Në kuadër të vizitës është në zhvillim e sipër një takim kokë më kokë mes kryetarëve të qeverive të dy vendeve dhe më pas një takim plenar mes dy delegacioneve, i cili do të vijojë me nënshkrimin e një memorandumi për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Energjisë të Maqedonisë dhe Ministrisë së Minierave dhe Energjetikës së Serbisë. 
 
Sipas Qeverisë së Serbisë, Vuçeviqi do të ketë edhe një takim me përfaqësues nga shoqatat serbe, shoqëritë kulturore dhe artistike, partitë politike, si dhe kompanitë serbe që operojnë në Maqedoninë e Veriut.