Maqedoni

Regjim i posaçëm komunikacioni sot në Shkup

07.10.2024 09:19

Për shkak të vizitës zyrtare të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Serbisë, Millosh Vuçeviq...

Për shkak të vizitës zyrtare të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Serbisë, Millosh Vuçeviq, sot në Shkup do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit, njoftoi MPB.
 
“Njësia për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët në zonën e gjerë qendrore të qytetit të Shkupit”, thuhet në njoftim.
 
SPB Shkup apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët policorë.