Maqedoni

Referendum në komunën qendër, qytetarët vendosin për pamjen e qendrës tregetare

26.04.2015 17:33

Komuna qendër sot mbajti referendum për ruajtjen e pamjes aktuale të qendrës tregëtare të kryeqytetit...

Qytetarët me votën e tyre patën mundësinë të shprehen për ose kundër pyetjes: A jeni për ruajtjen e pamjes së tanishme të fasadës së qendrës tregëtare të qytetit në Shkup.
 
“Dalja e qytetarëve për të votuar dallon nga vendvotimi në vendvotim. Në disa vendvotime përqindja e qytetarëve që kanë votuar lëviz nga më e larta 34.20% ndërsa dalja më e ulët është 8.43%”, shprehet zëdhënja e KSHZ-së, Biljana Jovanovska.
 
Organizata CIVIL monitoruese të votimit shënuan një sër parregullsish si mungesa e votuesve në listat e votimit apo listat e dyshimta të qytetarëve që jetojnë në diasporë.
 
Sipas CIVIL se në disa ndërtesa në lagjen Kapishtec janë prishur qëllimisht ashensorët që njerëzit të mos munden të dalin për të votuar.
 
Monitoruesit e CIVIL janë përballur edhe me largime nga vendvotimet ndërsa njëri ka qenë edhe fizikisht I sulmuar nga siç pretendohet një activist I VMRO- DPMNE-së. Parregullsi kanë shënuar edhe vëzhgues të Asociacioni qytetar MOST.
 
“Në vendvotimin 28-02 në shkollën e mesme “Pançe Karagjozov” një votues pasi nuk e ka gjetur veten në listën zgjedhore e ka mbyllur derën e vendvotimit dhe nuk I ka lejuar votuesit tjerë që të hyjnë të votojnë. Votuesi ka kërkuar që të regjistrohet në listën zgjedhore. Pas këtij rasti ka ndërhyrë policija dhe votuesi është larguar nga vendi I votimit”, shprehet përfaqësuesja e Asociacionit qytetar MOST, Teodora Popovska.
 
Të drejtën e votës për Referendum dje e shfrytëzuan edhe 38 të burosur nga gjithsej 45. Ky është referendum i parë që zhvillohet në nivel komune në histronë e Maqedonisë.
 
MERAL ISMAILI