Botë
Angli, shpërthim i fuqishëm në një banesë, humb jetën një person dhe plagosen tre të tjerë
07.10.2024 13:17
Një shpërthim i fuqishëm në një banesë ka lënë pas një të vdekur dhe tre të plagosur në Angli....

Një shpërthim i fuqishëm në një banesë ka lënë pas një të vdekur dhe tre të plagosur në Angli.
Mediat vendase raportojnë se në një banesë në zonën e Clackmannanshire, pas një shpërthimi të fortë, është shembur një pjesë e çatisë duke i marrë jetën një burri dhe duke lënë të plagosura tre gra.
Ende nuk dihen arsyet e shpërthimit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes që ka tronditur zonën.
