Ekonomi

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

07.10.2024 13:37

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,81 % në raport me vendimin e datës 30.9.2024.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të EUROSUPERIT BS-98 dhe të ЕURODIZELIT (DЕ V) rriten për 1,00 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 1,50 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,108 denarë për kilogram. 
 
Nga data 8.10.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 75,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 77,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 68,50 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 68,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 42,780 (denarë/kilogram)