Kulturë

Një delegacion nga Shkupi pjesëmarrës në javën kulturore shqiptare në Kalabri

26.04.2015 17:53

Një delegacion nga Shkupi, i përbërë nga kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti...

Një delegacion nga Shkupi, i përbërë nga kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti, prorektori i Universitetit të Evropës Juglindore Blerim Reka dhe profesori Aziz Pollozhani, dje dhe sot morën pjesë në Javën kulturore shqiptare në Kalabri të Italisë.
 
Java kulturore organizohet nga shtëpia botuese "Toena" nga Tirana në bashkëpunim me Unionin e Komunave arbëreshe.
 
"Hapja e manifestimit u bë nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta dhe Fatmir Toçi, drejtues i shtepise botuese 'Toena' dhe deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë".
 
Gjithashtu, Mexhiti realizoi edhe disa takime me kryetarët e komunave arbëreshe të Kalabrisë, ku u definuan kahje konkrete të bashkëpunimit në disa sfera, duke përfshirë që në fillim aplikimin e përbashkët në projekte nga fonde evropjane në drejtim të shkëmbimit të përvojave në fushën e kulturës, trashëgimisë dhe turizmit.
 
Delegacioni mori pjesë si mysafir special edhe në ceremoninë përmbyllëse të javës kulturore shqiptare në Kalabri me ç'rast u shpërndanë edhe mirënjohje.