Maqedonia nisi përgatitjet për ndeshjet e tetorit
Maqedonia ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e radhës...

Maqedonia ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e radhës të edicionit të ri të Ligës së Kombeve me entuziazëm dhe përkushtim të madh. Futbollistët më të mirë të vendit sot kishin grumbullimin e parë për dy ndeshjet e tetorit, të cilat do ti zhvillojë në transfertë. Trajneri Bllagoja Milevski, në stërvitjen e parë në disponim kishte futbollistët e ftuar dhe stërvitjen e parë e zhvilloi pasdite.
Shërbimi për informim pranë FFM-së, bën të ditur se për shkak të problemeve fizike Aleksandar Trajkovski, nuk do të jetë në kombinim për dy ndeshjet e ardhshme.
Të martën në mëngjes do të zhvillojë edhe një seancë stërvitore dhe më pas pasdite do të niset për në Letoni.
Ndeshja e parë Letonia – Maqedonia do të luhet me 10 tetor në Riga, ndërsa tre ditë më vonë ndeshjen e dytë përfaqësuesja e vendit po ashtu në transfertë do ta luajë me Armeninë.
Pas dy ndeshjeve të luajtura në këtë edicion të Ligës së Kombeve, përfaqësuesja e Maqedonisë me 4 pikë e mban vendin e parë në grupin C4, ndërsa dy kundërshtarët e radhës Letonia dhe Armenia, kanë nga 3 pikë, Ishujt Faroe në pozitën e katërt kanë vetëm 1 pikë, të fituar në përballjen e parë me Maqedoninë. (Safet Ademi, TVM2)