Banka botërore për ndryshimet klimatike: Vendi duhet të investojë 6.4 miliardë dollarë për mbrojtjen efektive të njerëzve dhe pronës

07.10.2024 15:14

Fatkeqësi natyrore ekstreme, përmbytje, zjarre...

Fatkeqësi natyrore ekstreme, përmbytje, zjarre, temperatura të larta gjatë verës, prodhimtari e ulët bujqësore, 3.800 raste vdekjeje në vit nga ndotja e ajrit. Këto janë vetëm disa nga pasojat e ndryshimeve klimatike, dëmet nga ato gjatë 20 viteve të kaluara arrijnë vlerën prej 667 milionë dollarësh, thuhet në  raportin e Bankës Botërore.

“Zjarret e dëmtojnë vegjetacionin dhe pas thatësirës ka shira të rrëmbyeshëm, të cilat më pas rezultojnë me përmbytje të mëdha dhe të cilat po ashtu kanë ndikim të madh mbi vegjetacionin dhe krijojnë edhe rrëshqitje të dheut, që kanë ndikim të madh mbi ekonominë e rajonit.”, - deklaroi ekonomistja e Bankës Botërore, Mega Mukin.

Në Raportin i ri për ndryshime klimatike dhe zhvillim të vendit, nga Banka Botërore thuhet se vendi  duhet të investojë 6.4 miliardë dollarë amerikanë në dekadën e ardhshme për mbrojtjen efektive të njerëzve dhe pronës nga pasojat e ndryshimeve klimatike. 

Zëvendëskryeministri Mexhiti thekson se po punohet edhe në projektligjin për veprim klimatik dhe pritet që në mes të tetorit  të dorëzohet në Qeveri për miratim.

“U falënderohem përfaqësuesve të Bankës Botërore për angazhimin. Raportet e tilla  janë të mirëseardhura jo vetëm në miratimin e sfidave të konstatuara, por edhe si mbështetje në krijimin e politikave fiskale, në gjurmimin e rrugës së dekarbonizimit krah për krah me vendet e tjera në BE dhe ofrimin e mbështetjes teknike dhe financiare për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në dy raportet.”, - theksoi zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti.

Nga OJQ-ja paralajmërojnë se funksionarët nuk i respektojnë vendimet që kanë miratuar.

“Të mos furnizohen me sheqer në sasi të vogla, por me shumicë, të mos furnizohen me gota plastike për një përdorim, të mos furnizohen me ujë në shishe plastike, por me ujë, fuqi të mëdha. Po ashtu Qeveria tha se do të blihen vetura elektrike, por nuk është blerë asnjë, sërish janë blerë 50 vetura dizel për përdorim zyrtar për ministrat.”, - u shpreh German Fillkov nga OJQ-ja.

Rekomandimet janë mbyllja e termoelektranave dhe orientimi nga energjia solare, edhe pse me këtë transicion të gjelbër  66 mijë punëtorë janë në rrezik për t’i humbur vendet e punës apo të rikualifikohen sërish. (Flutura Latifi, TVM2)