Ajeti: Besoj te fitorja kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë

07.10.2024 15:45

Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë përgatitjet...

Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kombeve ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë. Ndërsa mbrojtësi Gjimshiti do të humbasë dy ndeshjet e radhës të kombëtares.

Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kombeve ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë. Kuqezinjtë zbritën në fushë pasditen e sotme. Mbrojtësi i Shqipërisë, Arlind Ajeti ishte pjesë e konferencës për media ku deklaroi se ka besim që do të fitojnë ndeshjes kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë.

“Është akoma herët për të thënë ndonjë gjë për ekipin se nuk kanë ardhur të gjithë, i dimë cilësitë tona dhe mund tja dalim ndaj çdokujt, por nuk do të jetë e lehtë. Me Çekinë kemi luajtur dy herë kundër, Gjeorgjia ka një futboll të shpejtë dhe lojtarë të mirë, por do ta shohim se çfarë do të ndodhë, por unë kam besim.” – tha Arlind Ajeti.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se kapiteni Berat Gjimshiti nuk do të jetë i gatshëm për Kombëtaren në sfidat e radhës në Ligën e Kombeve ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë për shkak dëmtimi.

Kështu lista përfundimtare e Kombëtares është me 23 futbollistë pasi trajneri Silvinjo dhe stafi teknik kanë vendosur që të mos thërrasin tjetër lojtar në mungesë të Gjimshitit. (Safet Ademi, TVM2)