Portierët në element, në dy ndeshje pritën gjashtë penalti

07.10.2024 15:58

Në këtë fundjavë protierët ishin në elemt. Vetëm në dy ndeshja në Seria A dhe La Liga, ia dolën të pritin gjashtë penalty. Heroi i Zhironës ishte Gazanika i cili në ndeshjen me Bilbaon, priti tri penalti dhe skuadrës së tij ia siguroi fitoren me rezultatin 2:1. Po ashtu edhe De Gea, me pritjet e dy njëmbëdhjet metërshave skuadrës së tij Fiorentina, ia siguroi tri pikë....

Një dramë e vërtetë u zhvillua në Firëncë, ku në rolin kryesor ishin gardinët, pasi pritën tri penalty. Në minutën e 22 të ndeshjes  vendasi Kean, e vendosi topin në pikën e bardhë, ndërsa Maignan e priti goditjen e tij. 

Në kohën shtesë të fraksionit të parë Milani, morri një penalti. Ekzekutues ishte Hernandez, por goditjen e tij e priti De Gea.

Drama  vazhdoi edhe në fraksionin e dytë, ndërsa në minutën e 56-të,  penalti e re u akordua për  Milanin.

Kësaj radhe  sy me sy Abraham dhe gardiani vendas De Gea, që sërish prit një goditje të tillë. Kështu skuadra e Fioretinës, morri një fitore të madhe me 2:1.

Në La Liga, gjegjësisht në Zhironë, ndodhi një çudi e futbollit. Gariani argjentinas në radhët e vendasve  Paulo Gazaniga, në ndeshjen me Atletik Bilbao, priti tri goditje nga pika e bardhë.

Njërën nga penaltitë e pritura  ishte anuluar pasi ishte ekzekutuar për herëtë dytë me që se futbollistët më herët ishin future në 16 metërsh. 

Gjithsej kishte tri pritje  për fitoren 2:1 të Zhironës. Gazanika para disa ditëve kishte edhe një pritje tjetër të penaltisë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Feenordin. Brenda një javë priti 4 penalti që paraqet rekord. (Amir Duraku, TVM2)