Ndarja e Shqipërisë nga RMV-ja, Kacarska: Do të reflektohet në vendin tonë

07.10.2024 16:18

Me ndarjen e Shqipërisë nga pakoja e integrimit...

Me ndarjen e Shqipërisë nga pakoja e integrimit bashkë me Maqedoninë e Veriut nënkuptohet vazhdimi i avancuar i Tiranës zyrtare në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian dhe kjo do të reflektohet në vendin tonë, thotë Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Evropiane, e cila sugjeron vendin që t’i realizojë reformat e nevojshme dhe të krijojë mundësi për  të ecur përpara drejt perspektivës.

“Shqipëria formalisht në procesin e negociatave do të jetë një hap para nesh. Kjo do të ndikojë në situatën e brendshme politike dhe po ashtu varet nga ajo se sa Qeveria  do të mund të realizojë lidhur me çështjet e Agjendës reformuese që lidhen me BE-në, që të mund të krijojë kushte të caktuara të cilat Shqipëria gjithsesi do t’i ketë para nesh.”, - deklaroi Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Evropiane.

Ndryshimet kushtetuese me prapaveprim, Kacarska: Vështirë e realizueshme

Kacarska ndalet në pyetjet e gazetarëve tek kërkesa e re e kryeministrit Mickoski, që ndryshimet kushtetuese të bëhen me efekt juridik  prapaveprues. Sipas saj, kjo alternativë e ofruar nga ekzekutivi është rëndë për të gjetur zbatim.

BE-ja nuk mund të dalë me befasi pa u miratuar ndryshimet kushtetuese, thotë njohësja e proceseve integruese.

“Unë mundem personalisht të theksoj se kjo është vështirë e realizueshme. Në kontekst të procesit aderues këtu është pika ku presim. Vështirë të shohim skenar ndryshe që do të na befasonte, megjithatë paralel me të rrjedh procesi i agjendës reformuese, që nuk mundemi ta injorojmë.”, - theksoi Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Evropiane.

Këto komente u thanë në kuadër të prezantimit të hulumtimit për  pozicionin shtetëror në marrëdhënie ndërkombëtare, si shtet i NATO-s dhe vend aspirues për integrim në familjen evropiane. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)