Janevska në 100 ditët e qeverisjes: Moskujdesin në arsim e zëvendësuam me përkushtim

07.10.2024 17:14

Tekstet e gjuhëve të huaja....

Tekstet e gjuhëve të huaja që kanë munguar më 1 shtator për shkak të problemeve gjatë procedurës, do të shpallen më së voni në janar dhe se vitin e ardhshëm shkollor do të jenë të disponueshme, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në raportin me rastin e 100 ditëve të punës së Qeverisë.

Sa i përket objekteve të Fakultetit të Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë së Informacionit dhe Fakultetit të Edukimit Fizik, Sportit dhe Shëndetit nuk do të përfundojnë për kohë të shkurtër, por se ndërtimi i dy godinave do të vazhdojë deri në fund të mandatit të saj. Janevska u lavdërua se dikasteri i saj në kaq ditë ka filluar ndryshime të mëdha për arsim cilësor dhe një të ardhme më të mirë për të rinjtë.

“Pas shtatë vitesh, për herë të parë, tekstet shkollore iu dorëzuan të gjithë nxënësve në kohë. Mbi një milion kopje u vendosën në bankat e shkollës që në ditën e parë të shkollës. Arritëm të krijojmë më shumë tekste të reja dhe materiale mësimore për lëndët për të cilat pothuajse nuk kishte fare mjete - rreth 10 në arsimin fillor dhe rreth 100 tituj të rinj në arsimin e mesëm profesional. Sa i përket infrastrukturës, ajo bëri të ditur se aktualisht janë duke u realizuar 36 investime kapitale në ndërtimin dhe rikonstruksionin e shkollave, si dhe 40 renovime më të vogla të objekteve shkollore.”, - deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Janevska theksoi se vendimi për themelimin e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, i cili nuk i plotësonte kushtet për fillimin e punës, është anuluar. Ndërsa për nxënësit e shkollave fillore, Janevska tha se në 140 shkolla mësimi po zhvillohet më një turn.

Për herë të parë, shtoi ministrja, në shkollat fillore janë punësuar më shumë se 1.000 asistentë arsimorë dhe ndërkohë do të veprohet për nevojat shtesë të raportuara nga prindërit dhe kujdestarët.

Ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar shpërndarjen e vauçerëve për të gjithë studentët për blerje të pajisjeve elektronike, në vlerë prej 250 eurosh. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)