Sërish të shtëna me armë zjarri në Shkup!
07.10.2024 18:26
Ministria e Punëve të Brendshme...

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 21:13 është raportuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shkup.
“Më datë 06.10.2024 në ora 21.13 në SPB Shkup, B.J. nga Shkupi ka raportuar se një person ka shtënë me armë zjarri në automjetin e tij “Opel Corsa” me targa të Shkupit, të parkuar para shtëpisë së tij në zonën “11 Tetori” në Shkup.” – thonë nga MPB.
Ekipi i policisë nga stacioni policor i Kisella Vodës ka inspektuar vendin dhe ka gjetur katër gëzhoja.
