NBA, babë e birë luajtën për të njëjtin ekip

07.10.2024 18:41

Ylli i basketbollit amerikan LeBron James dhe i biri i tij Bronny, shkruan historinë e NBA-së, pasi të dielën për herë të parë në historinë e basketbollit, luajtën në një ekip babai dhe djali i tij. Këta në të njëjtën fanellë luajtën në ndeshjen L.A Lakers - Phoenix....

Për herë të parë në historinë e NBA, luajtën në një ekip babai dhe djali i tij. Kjo gjë do të ndodhë te skuadra e Lakers, ku legjenda LeBron James dhe djali i tij Bronny, luajtën në të njëjtën ndeshje me Feniks Sans.

19-vjeçari Bronny, në lojë u inkuadrua në çerekun e dytë, ndërsa i ati i tij që po përgatitet për sezonin e tij të 22-të, ishte në lojë.

Bronny James, të dielën festoi ditëlindjen e 20-të dhe pati dy topa të humbur për dy minuta lojë me të atin e tij. LeBron James për 16 minuta lojë ndeshjen e përfudoi me 19 pikë 5 kërcime e 4 asistime, ndërsa Bronny James për 13 minuta lojë nuk ia doli të shënojë asnjë pikë dhe kishte 2 kërcime e 4 topa të humbur.

Ai  në rundin e dytë u zgjodh i 55-ti në “draft”-in e kësaj vere nga skuadra e Lakers. Ndryshe ndeshja përfundoi me 114:118 në të mirë të Feniksit. (Safet Ademi, TVM2)