Ukrainë, u sulmua një depo e naftës në Krime

07.10.2024 19:07

Një depo e naftës është përfshirë nga zjarri...

Një depo e naftës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së hënës në Krimenë e okupuar, si pasojë e një sulmi ukrainas me dronë.

Zyra e vendosur nga Rusia në Krime konfirmoi se një depo nafte është përfshirë nga zjarri, pa përmendur sulmin me dronë.

Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha në Telegram se kundërajrorët rusë i rrëzuan 21 dronë mëngjesin e së hënës, prej të cilëve 12 mbi Krime.

Që në vitin 2014, Krimeja u aneksua nga Rusia, ndërsa Ukraina synon që ta rimarrë atë.