Botë
Izrael: Ne vramë kreun e logjistikës së Hezbollahut
08.10.2024 09:29
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan këtë mëngjes se Suhail Husein Huseini, shefi i logjistikës së Hezbollahut...

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan këtë mëngjes se Suhail Husein Huseini, shefi i logjistikës së Hezbollahut, u vra në një "sulm në zonën e Bejrutit", të hënën.
Huseini ishte përgjegjës për buxhetin dhe menaxhimin logjistik të projekteve më të ndjeshme të Hezbollahut, të cilat përfshijnë planet e tij ushtarake dhe operacione të tjera speciale.
Izraeli përkujton viktimat e vrasjeve dhe rrëmbimeve masive të kryera nga Hamasi më 7 tetor të vitit të kaluar, ndërsa luftimet vazhdojnë në Rripin e Gazës dhe Liban. Një vit pas sulmit në të cilën u vranë rreth 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen 251.
Netanjahu është zotuar të parandalojë një tjetër sulm të tillë, duke thënë se forcat e armatosura të Izraelit po "ndryshojnë realitetin e sigurisë" të rajonit. Gati 42.000 njerëz janë vrarë deri më tani në ofensivën izraelite në Gazë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit.
