Maqedoni
Marrëveshja për huanë hungareze nënshkruhet në Budapest
08.10.2024 10:58
Në Budapest sot duhet të nënshkruhet marrëveshje për huanë hungareze në vlerë prej gjysmë miliardë euro...

Në Budapest sot duhet të nënshkruhet marrëveshje për huanë hungareze në vlerë prej gjysmë miliardë euro, nga të cilat një pjesë do të dedikohet për sektorin e biznesit, ndërsa një pjesë për realizimin e projekteve të komunave
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska javën e kaluar deklaroi se udhëton për në Budapest dhe se sot do ta nënshkruajë marrëveshjen. Kushtet me të cilat merret huaja, sipas Qeverisë, janë të volitshme. Kredia për huanë me normë interesi prej 3,25 për qind me tre vjet prej periudhë dhe 12 vjet afat për pagesë.
Qëllimi i Qeverisë, siç deklaroi paradokohe Kryministri Mickoski, është që paratë e dedikuara për ekonominë e Maqedonisë të plasohen përmes bankave vendore nën kushte të njëjta nën të cilat është marrë huaja, ndërsa nëse kjo nuk ndodh, atëherë do të kërkohen mënyra tjera që t’i vihen në dispozicion këto fonde sekorit të biznesit. Një pjesë e huasë dedikohet për zhvillimin e komunave, gjegjësisht për realizimin e projekteve për interes të qytetatëve. Në thirrjen publike që e shpalli Ministria e Vetëqeverisjes Lokale kanë arritur 357 aplikime nga 80 komuna.
