Botë

Protesta e opozitës në Tiranë, 10 policë të plagosur, arrestohet 1 protestues

08.10.2024 11:23

Një person ka rënë në pranga, tre në hetim dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim pas protestës së dhunshme të zhvilluar dje në Tiranë...

Një person ka rënë në pranga, tre në hetim dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim pas protestës së dhunshme të zhvilluar dje në Tiranë nga opozita. Policia përdori lëndë lotsjellëse për të sprapsur turmën. 

Gjatë rrugës, protestuesit i vunë flakën një stacioni autobusi dhe disa kazanëve të mbeturinave. I njëjti skenar u zbatua edhe në selinë e Partisë Socialiste, ku një seri bombash molotov u lëshuan drejt godinës dhe u vu flaka banderolës në fasadën hyrëse. Sërish policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.
 
Marshimi vijoi për disa orë në rrugët e kryeqytetit, ku mosbindja civile u përkthye në thyerje të xhamave të reklamave dhe zjarrvënie në kazanët e mbeturinave. Në fund, të paktë në numër, protestuesit u ndalën në sheshin përpara Parlamentit. Skenari edhe atje ishte i njëjtë dhe kundërpërgjigjja gjithashtu.
 
Të paktën 10 punonjës policie u dëmtuan nga sulmet e protestuesve, ndërsa autoritetet siguruan se kanë marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.