Ekonomi
Ministria e Ekonomisë: Çmimet nga shporta e vjeshtës janë ulur mesatarisht 5 deri në 10 për qind
08.10.2024 11:43
Ministria e Ekonomisë dhe Punës në 100 ditët e kaluara i është përkushtuar mbështetjes së bizneseve dhe amvisërive...

Ministria e Ekonomisë dhe Punës në 100 ditët e kaluara i është përkushtuar mbështetjes së bizneseve dhe amvisërive, si dhe mbrojtjes së standardit jetësor të qytetarëve, tha numri një i këtij dikasteri, Besar Durmishi. Sipas tij, që nga fillimi i mandatit të tij janë marrë vendime të vazhdueshme për të mbështetur biznesin dhe qytetarët.
“Analizat e para nga terreni, tregojnë se çmimet e produkteve nga shporta konsumatore vjeshtore janë ulur mesatarisht nga 5% deri në 10%, me ç'rast te disa produkte ulja e çmimeve është e vogël, ose nuk ka ulje fare (si p.sh. buka, vaji për ushqim dhe qumështi), derisa te produktet tjera i njëjti është dukshëm më i lartë (si p.sh. mishi, perimet dhe produktet e qumështit (djathi dhe kaçkavalli). Rënia e çmimeve pritet të jetë edhe më e madhe duke marrë parasysh rënien e çmimeve në tregtinë me shumicë, e cila tek tani duhet të ndodhë në dërgesat e radhës, gjatë dërgimit të produkteve në marketet. E shprehur në kursimin e parave për një familje katëranëtarëshe, në nivel mujor kursimi do të arrinte nga 690 denarë në 1360 denarë për familje, në varësi të mënyrës së ushqyerit, si dhe nga zgjedhja e marketeve ku furnizohet ai.”, tha ministri i ekonomisë Besar Durmishi.
