Policia me detaje nga ngjarja e tmerrshme në Sllatinë, ku mbetën të vdekur nëna dhe vajza 4-vjeçare

08.10.2024 19:36

Një nënë bashkë më vajzën e saj katër vjeçe...

Një nënë bashkë më vajzën e saj katër vjeçe janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre në Sllatinë të Tetovës. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së nënës dhe vajzës, por si i dyshuar kryesor mbetet bashkëshorti i së ndjeres, i cili është sjell një herë në Urgjencën e Tetovës, për të marrë ndihmën e parë.

Prokuria e Tetovës dhe SPB-Tetova, kanë dalur në vendëngjarje. Rastin e ka konfirmuar edhe SPB Tetova.

“Sot (8 -tetor) rreth orës 14:00 në SPB Tetovë, T.J. nga Tearca në cilësinë e mjekut ka raportuar se është thirrur për intervenim në fshatin Sllatinë nga M.Z. nga Sllatina e Tetovës, e cila në shtëpinë e tyre familjare ka gjetur pa shenja jete vajzën e saj K.Sh (36) dhe mbesën e saj të mitur, ku është konstatuar vdekja.  Menjëher pas raportimit është vepruar dhe është siguruar vendi ku ekipi nga SPB Tetovë në bashkëpunim me prokurorin publik kanë kryer inspektimin dhe me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion, ndërsa bashkëshorti i saj R.Sh. (50) së bashku me djalin e tij të mitur, do të transferohen për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës, e më pas personi R.Sh.  do të ndalohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.” – thuhet në Komunikatën e SPB Tetova.

Ndërkohë trupat e pa jetë të nënës dhe bijës së saj katër vjeçare janë dërgur për obduksion. Sipas informacioneve jo zyrtare që kemi arritur të sigurojm është që nuk bëhet fjalë për helmim por për dhunë familjre, që pritet që institucionet përkatëse ta vërtetojnë. (Visar Sadiku, TVM2)