Takim midis Gordana Siljanovskës dhe Bajram Begajt në Mal të Zi

08.10.2024 19:52

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova....

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova sot është takuar me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj në Tivat të Malit të Zi, ku po marrin pjesë në takimin e liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Brdo-Brionit.

“Presidentja Siljanovska Davkova e uroi presidentin shqiptar për hapjen e Klasterit 1 në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe vlerësoi se është një arritje e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të gjithë rajonin”, informuan nga Kabineti i Presidentes.

Në takim palët shprehën kënaqësinë për dialogun politik midis dy vendeve, si dhe për përfshirjen dypalëshe në iniciativa të ndryshme rajonale dhe shumëpalëshe që ndihmojnë në arritjen e qëllimit të përbashkët - forcimin e lidhjeve rajonale, ndërtimin e një të ardhmeje të begatë për qytetarët dhe avancimin e vizionit të një rajoni të ndërlidhur.