Pas Fetait, Silvinjo fton edhe një tjetër shkupjan te kombëtarja shqiptare!

08.10.2024 22:39

Ftesa për shkupjanin Feta Fetai...

Ftesa për shkupjanin Feta Fetai duket se nuk do të jetë e vetmja nga Silvinjo për te Kombëtarja shqiptare, kjo pasi “infOSport.mk” mëson se tekniku brazilian ka piketuar një tjetër emër surprizë, të cilin e planifikon për ndeshjet e tetorit.

Fjala është për një shkupjan tjetër, 24-vjeçarin Sefer Emini, i cili aktualisht aktivizohet me Sonderjyske në Danimarkë.

Lojtari ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Maqedonisë së Veriut, ndërsa qershorin e vitit të kaluar është grumbulluar edhe nga përfaqësuesja A e Bllagoja Milevskit, mirëpo duke mos u aktivizuar asnjë minutë.

Me angazhimin e Sefer Eminit, Silvinjo si duket kërkon alternativa në mesfushë që të rritë cilësinë e skuadrës apo konkurrencën në këtë repart dhe sheh shkupjanin si një emër që mund të rivalizojë në mesfushë me Asllanin, Ramadanin, Laçin, Abrashin dhe Berishën për një vend në formacion.

Emini pjesë e skuadrës daneze të Sonderjyske është që nga gushti i vitit 2022, kur u transferua nga rradhët e Makedonija GJ.P.. Brenda kësaj periudhe i njëjti ka zhvilluar plotë 68 ndeshje, duke regjistruar 10 gola dhe 8 asistime.