Maqedoni

Gjykata Kushtetuese sot vendos për fatin e “Balancuesit”

09.10.2024 10:38

Kushtetuese duhet të marrë vendimin përfundimtar në seancën e sotme pas propozimit për vlerësimin...

Gjykata Kushtetuese duhet të marrë vendimin përfundimtar në seancën e sotme pas propozimit për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së “Balancuesit”, mjetit të punësimit sipas kombësisë në institucionet shtetërore. Procedura ka nisur më pak se një muaj më parë dhe në të njëjtën kohë Kushtetuesja  ka ngrirë përdorimin e “Balancuesit” deri në marrjen e vendimit përfundimtar. 

Pas kësaj, një javë më parë, Ministria e Administratës Publike nxori udhëzimet për institucionet shtetërore se si të procedojnë me punësimet.
 
Vendimi që do të merret nga Gjykata Kushtetuese është në lidhje me formulimin "i përkasin një komuniteti" nga Ligji për Punonjësit e Sektorit Publik dhe nga Ligji për Zyrtarët Administrativë, si dhe në rregullat dhe metodologjinë përkatëse që specifikojnë këtë çështje në punësimi i pjesëtarëve të bashkësive të ndryshme etnike në sektorin publik.