Maqedoni
Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tetovë, arrestohet kryefamiljari
09.10.2024 11:00
Ditën e djeshme rreth orës 14:00, një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Sllatinë të Tetovës...

Ditën e djeshme rreth orës 14:00, një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku janë gjetur pa shenja jete në rrethana misterioze nënë e bijë në banesën e tyre. Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen tragjike, ku bëhet me dije se është vënë në pranga kryefamiljari.
Arrestimi i tij u bë kur doli nga spitali, pasi edhe ai është plagosur. Nga kjo ngjarje është plagosur edhe djali i mitur. Gruaja dhe vajza e saj e mitur u gjetën të pajeta rreth orës 14:00 në banesë në Sllatinë, ndërsa bashkëshorti dhe djali i mitur u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. 50-vjeçari pas daljes nga spitali është shoqëruar në polici, ku do të mbahet deri në zbardhjen e plotë të rastit.
