Erdogan prezent nesër në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, zbardhet agjenda e takimeve

09.10.2024 17:57

Është zbardhur agjenda vizitës së presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan...

Është zbardhur agjenda vizitës së presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, ditën e nesërme në kryeqendrën shqiptare të Tiranës.

Erdogan do të zhvillojë takim me presidentin shqiptar, Bajram Begaj dhe kryeministrin, Edi Rama, me këtë të fundit do të ketë edhe një deklaratë për mediat në orën 14:00.

Gjithashtu, pritet që Erdogan të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë pranë parlamentit në Tiranë, ku më herët është bërë me dije se xhamia më e madhe në Shqipëri do të drejtohet jo nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, por nga imamë turq dhe administrimi i saj do bëhet gjithashtu thuajse nga pala turke.


Agjenda:

11:30 – 11:40


Ceremonia e pritjes në presidencë

11:40 – 12:40


Takim me presidentin Begaj

12:40 – 13:40


Mbledhja e Këshillit të bashkërendimit të nivelit të lartë

13:40 – 14:00


Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve

14:00 – 14:30


Deklaratë Erdogan- Rama

16:30 – 17:30


Ceremonia e inaugurimit të Xhamisë


Megjithatë agjenda e vizitës së presidentit turk mund t’i nënshtrohet ndryshimeve në orare dhe takime.