Macron bën thirrje për një samit urgjent për Libanin!
Presidenti i Francës ka bërë thirrje....

Presidenti i Francës ka bërë thirrje që të mbahet një samit urgjent për të diskutuar përshkallëzimin dhe luftën e ndezur në Liban.
Mediat franceze duke cituar burime pranë Macron thonë se data e propozuar nga presidenti francez është 24 tetori.
Temat kryesore, që Parisi vendos në agjendë janë forcimi i ndihmave
humanitare për civilët libanezë, mbështetja e ushtrisë kombëtare të vendit dhe ristrukturimi i institucioneve vendase.
Në parim, SHBA- të shfaqen pozitive ndaj propozimit francez, ndërkohë që ende nuk ka asnjë reagim nga pala izraelite.
Pak ditë më parë pati tension mes Tel Avivit dhe Parisit, kur Emmanuel Macron kërkoi të ndalonte dërgimin e armëve në Izrael derisa të arrihet një marrëveshje për një armëpushim në Gaza.
Benjamin Netanyahu iu drejtua personalisht presidentit francez dhe e quajti lëvizjen e Francës “të turpshme”.
Dje, mediat izraelite raportuan se ka pasur një bisedë telefonike mes Netanyahu dhe Macron më 6 tetor.
