Paqja e pamundur nëse Kievi i bashkohet NATO-s!

09.10.2024 19:25

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova...

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha sot se arritja e paqes në Ukrainë do të jetë e pamundur, nëse vendi bashkohet më NATO-n.

Presidenti rus Vladimir Putin  ka thënë se bisedimet e paqes mund të fillojnë nëse Kievi bie dakord të heqë dorë nga një pjesë e madhe e territorit të pretenduar nga Moska dhe të braktisë aspiratën e saj për t’u anëtarësuar në NATO.

Zakharova, duke iu referuar raporteve se Perëndimi po diskuton një version në të cilin Ukraina mund të bashkohet me NATO-n në këmbim të pranimit të kontrollit rus mbi territorin ukrainas, tha se arritja e një paqeje të drejtë në Ukrainë do të ishte e pamundur nëse nuk sigurohet që regjimi ukrainas do të jetë neutral dhe nuk do të anëtarësohet në një aleancë.

Zakharova tha “operacioni special ushtarak” në Ukrainë ishte një reagim ndaj zgjerimit të NATO-s drejt lindjes.