Maqedoni

Parashikimi i motit

10.10.2024 09:04

Kjo e enjte parashikohet të jetë me diell dhe alternime vranësirash e shi....

Paradite në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët ose vranësira të ulëta. Gjatë ditës me diell dhe të ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperaturat minimale këtë mëngjes kanë shënuar 6°C, ndërsa maksimalja pritet që të arrijë deri në 29°C.
 
Në Shkup paradite me kushte për paraqitje të mjegullës së lehtë ose vranësira të ulëta. Gjatë ditës kryesisht me diell dhe e ngrohtë me erë të dobët deri mesatare juglindore. Temperatura minimale do të ulet në 10°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 28°C.