Botë
Uragani Milton, zbarkon në Floridë me erëra vdekjeprurëse
10.10.2024 09:20
Uragani Milton ka zbarkuar në Floridë si stuhi e kategorisë së tretë, duke goditur ashpër brigjet e këtij shteti...

Uragani Milton ka zbarkuar në Floridë si stuhi e kategorisë së tretë, duke goditur ashpër brigjet e këtij shteti, që ende nuk është ngritur në këmbë nga uragani tjetër Helene, që ka lënë mbi 230 njerëz të vdekur më pak se dy javë më parë.
Edhe të enjten është raportuar për të vdekur në qarkun Shën Lusia, në brigjet lindore të Floridës, ndonëse numri nuk është bërë i ditur.
Erërat e stuhisë Milton kanë arritur shpejtësinë në deri 160 kilometra në orë dhe zona e Tampas është goditur direkt. Më shumë se 2 milionë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike në Floridë. Rreth 125 shtëpi janë shkatërruar para se uragani të zbarkonte, shumica prej tyre shtëpi mobile për të moshuarit, ka thënë drejtori i Departamentit për Menaxhim të Emergjencave në Florida, Kevin Guthri. Pas 90 minutave të zbarkimit, uraganit i ka rënë në fuqia në kategorinë e dytë dhe më pas në të parën. Kjo nënkupton që fuqia e erërave ka rënë në rreth 65 kilometra. Më vonë, gjatë ditës së enjte, ky uragan pritet të godasë edhe rajonin e Orlandos. Presidenti amerikan, Xho Bajden, ka thënë se Milton do të jetë “ndër uraganet më shkatërruese të shekullit”.
