Maqedoni
Mexhiti dhe Taravari reagojnë për “Balancuesin”: Njerëzit e BDI-së votuan kundër “Balancuesit”
10.10.2024 11:03
Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti,dhe Kryetari I Ash-së Arben Taravari reaguan pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese...

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, dhe kryetari i ASh-së, Arben Taravari, reaguan pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar “Balancuesin”.
“Shqiptarët nuk janë mjet (vegël), janë ligji, janë KUSHTETUTË! Si asnjëherë më parë, shqiptarëve po u kthehet dinjiteti, Ligji po vjen! Ligj, jo vegël! Miqtë e BDI-së në Gjykatën Kushtetuese goditën shqiptarët. E dimë çfarë po bëni! Njerëzit tuaj votuan kundër “Balancuesit”, ndërsa ju qani. Do ta zgjidhim belanë tuaj, do të sjellim ligjin.”, ka shkruar Mexhiti.
Edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i është përgjigjur pyetjes për ndikimin e BDI-së në Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, njeriu kryesor i Gjykatës, ish-kryetari i saj, sot është deputet i BDI-së, ka shkruar Taravari, duke aluduar në deputetin Salih Murat.
