Botë
Presidenti kazak fiton gati 98% të votave
27.04.2015 09:27
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kazakistan ka bërë të ditur se presidenti Nursultan Nazarbaev...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kazakistan ka bërë të ditur se presidenti Nursultan Nazarbaev ka fituar mandatin e pestë me 97.7 për qind të votave.
Fitorja e Nazarbaevit nuk ka qenë kurrë në dyshim.
Duke qenë në pushtet për më shumë se një çerek shekulli, ai ka shtypur kundërshtarët dhe ka mbajtur kontroll të fort mbi mediat.
Autoritetet kanë thënë se pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës ka qenë 95.22 për qind./evropaelire
