Maqedoni

Këshilli ekonomiko-social, seanca e parë pas formimit të Qeverisë së re

10.10.2024 11:47

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka paralajmëruar seancën e parë të Këshillit ekonomiko-social...

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka paralajmëruar seancën e parë të Këshillit ekonomiko-social dhe konferencë për media pasdite, ku me sindikatat do të diskutojnë për të gjitha kërkesat, idetë, kritikat dhe sugjerimet e tyre, si dhe kërkesën për rritjen e pagës minimale.
 
"Së bashku dhe në mënyrë transparente do të marrin vendime. Do t’i shohim edhe mundësitë e Qeverisë, por do t’i dëgjojmë edhe punëdhënësit dhe sindikatat dhe do të marrin vendim të përbashkët.”, tha Durmishi.
 
Sa i përket kërkesës së sindikatave për rritjen e pagës minimale në 450 euro në 100 ditët e para nga Qeveria, Durmishi theksoi se sipas ligjit rritja e pagës minimale duhet të ndodhë në mars të vitit të ardhshëm. Atëherë LSM-ja nuk ka dashur që t’i komentojë 100 ditët e para nga puna e Qeverisë së re duke shpresuar se do të thirret seanca e KES-it në të cilën do të tregohet se çfarë është punuar, ndërsa nga Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë theksuan se ka pasur pritshmëri të larta, por se deri tani nuk është bërë asgjë.