Maqedoni

100 ditë - Ministria e Administratës Publike, reforma për modernizim të shërbimeve

10.10.2024 13:56

Rritja e transparencës së Ministrisë së Administratës Publike, si dhe tërheqja e tre ligjeve kyçe nga procedura parlamentare...

Rritja e transparencës së Ministrisë së Administratës Publike, si dhe tërheqja e tre ligjeve kyçe nga procedura parlamentare, ligji për nëpunësit shtetëror, ligji për punësime në sektorin publik dhe ligji për zhvillim profesional dhe trajnime të nëpunësve administrativë, janë disa prej të arriturave të ministrit të Administratës Shtetërore, Goran Minçev, brenda 100 ditshit të  parë. Gjatë këtyre ditëve, - tha ai,  u arrit të vendosen themelet kryesore për të bërë reforma sistematike dhe të rëndësishme, të cilët do të modernizojnë administratën tonë.
 
“Këto ligje i janë nënshtruar revizionit, me qëllim të modernizimit të menaxhimit me resurse njerëzore, të avancohet sistemi i përllogaritjes së pagave dhe respektimi i parimit të meritokracisë. Qëllimi ynë është që të sigurojmë administratë publike, e cila do të jetë profesionale, efikase dhe e paanshme dhe e cila njëherit do të sigurojë shërbime më cilësore për qytetarët.”, - deklaroi ministri i Administratës Publike, Goran Minçev.
 
Ministra e Administratës Shtetërore planifikon të themelojë edhe një akademi për nëpunësit administrativë, e cila do të përgatitë më profesionalisht administratorët.
 
“Në procedurë e sipër është legjislacioni ligjor për themelimin e akademisë për zhvillim profesional dhe trajnime të nëpunësve administrativë, e cila do të sigurojë edukim të vazhdueshëm të administratorëve dhe do të pajisen me aftësi dhe dije për të kryer punët e tyre administrative në mënyrë profesionale dhe efektive duke i respektuar standardet e larta evropiane.”, - theksoi ministri i Administratës Publike, Goran Minçev.
 
Minçevi tha se së bashku me Qeverinë do të vazhdojnë të jenë të përkushtuar për të bërë reformat e nevojshme, të cilat do të jenë në koordinim me të gjitha palët e përfshira.  
 
REXHEP QAMILI