Ekonomi

Financat në 100 ditë, Koçoska: Jam kundër marzhave të kufizuara

10.10.2024 14:33

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska Kocoska, konsideron se kufizimi i marzhës bruto të fitimit nuk është masë e mirë...

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska Kocoska, konsideron se kufizimi i marzhës bruto të fitimit nuk është masë e mirë, sepse institucionet shtetërore nuk kanë kapacitet për të bërë kontrolle. Thotë se kemi të bëjmë me një metodologji të gjerë dhe gjithëpërfshirëse. Ndonëse, ministri i Ekonomisë, Durmishi, paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të ketë shportë për Krishtlindje, Ramazan dhe Pashkë, Koçoska mendon se masa të tilla duhet të ndërpriten në të ardhmen dhe problemet me çmimet të zgjidhen përmes zbritjeve të produkteve. 
 
“Nuk mund të pajtohem kurrë me një masë të tillë të rregullimit të çmimeve, marzhave, sepse janë metodologji komplekse llogaritjeje dhe mendoj se institucionet shtetërore nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për të llogaritur dhe kontrolluar ato marzhe. Por, në fund qëndrimi i Qeverisë është që në periudhën në vijim pres që të ketë ndryshime në atë pjesë që të mos vazhdojmë në të njëjtën mënyrë, sepse mendoj se efektet nuk do të jenë aq të mëdha siç priteshin.”, - deklaroi ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska Koçovska.
 
Koçovska mbështet ligjin e Praktikave të Padrejta të Tregtare, sepse konsideron se ai do të rregullojë tregun më shumë, sesa ngrirja e marzhave.
 
“Unë kërkova bilancet, u ula me autoritetet. Edhe pse ministria ime nuk është kompetente për këtë çështje, kompanitë insistuan që të takohemi. Unë i mora, ata sollën bilancet, pastaj u ula me institucionet kompetente për të biseduar dhe në bazë të asaj që pashë, qëndroj sërish në mendimin se kjo metodologji nuk duhet të zbatohet.”, - theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska Koçovska. 
 
Sa i përket inflacionit, Koçoska theksoi se rritja më e madhe është te çmimet e tregjeve të gjelbra duke pyetur se si ka çmime kaq të larta të produkteve bujqësore në kushtet kur ndahen mjete të konsiderueshme për subvencione, prodhimi bujqësor është në rënie, ndërsa importet janë në rritje. Në këtë drejtim, ajo bëri të ditur se Ministria e Bujqësisë tashmë është në proces të ndryshimit të metodologjisë për ndarjen e subvencioneve.
 
FLUTURA LATIFI