Maqedoni
Vdekja e foshnjës 14-muajshe, Taravari: Nëse ka lëshime, të veprojnë gjykatat
10.10.2024 14:51
Së shpejti pritet të dalë raporti për vdekjen e foshnjës 14-muajshe dhe vdekjen e lehonës...

Së shpejti pritet të dalë raporti për vdekjen e foshnjës 14-muajshe dhe vdekjen e lehonës, e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Kumanovës, me çka do të zbardhen arsyet e vdekjes, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Nëse konfirmohen gabimet mjekësore, Taravari bëri thirrje që në atë rast të reagojë gjykata.
“Presim si ministri raportin përfundimtar dhe besoj se ose sot ose të hënën e mbajmë pres-konferencën. E kemi raportin edhe për spitalin e Kumanovës, por edhe për Klinikën e Pediatrisë. Ne nuk jemi organe gjyqësore, të cilët vendosin. Do të dalim me informatë profesionale a ka pasur gabim mjekësor, më tutje duhet të veprojnë organet gjyqësore, nëse ka pasur gabim mjekësor.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Përndryshe më 5 nëntor të vitit 2024, një vajzë 14-muajshe ka ndërruar jetë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Raporti i Inspektoratit Shëndetësor dhe Sanitar ka konfirmuar se para se të përkeqësohej gjendja shëndetësore dhe të ndërronte jetë, foshnja 14-muajshe është dërguar disa herë për trajtim te mjeku amë dhe te Klinika për Sëmundje të Fëmijëve, por vazhdimisht është lëshuar për mjekim shtëpiak.
ERSAN PAJAZITI
