Maqedoni

Qeveri, seanca e parë e Këshillit ekonomik-social

10.10.2024 15:06

Ministri i Ekonomisë dhe Punës së bashku me kryetarin e Lidhjes së Sindikatave dhe kryetaren e Organizatës së Punëdhënësve...

Ministri i Ekonomisë dhe Punës së bashku me kryetarin e Lidhjes së Sindikatave dhe kryetaren e Organizatës së Punëdhënësve kanë firmosur marrëveshjen për themelimin e Këshillit ekonomik-social me përbërje të re. Transparenca për çështjet ekonomike, rritja e produktivitetit, klima e biznesit dhe mekanizmat për të ardhur deri te rritja e pagës minimale janë vetëm disa nga çështjet që janë potencuar nga sindikatat dhe punëdhënësit në seancën e parë të Këshillit ekonomik-social. Pasi seanca e parë është konstituive, nuk janë shqyrtuar kërkesa konkrete.
 
“Ne do t’i parashtrojmë kërkesat tona dhe më pas do të shohim se cili është mendimi i Qeverisë, sa i përket rritjes së pagës minimale për ligjin për marrëdhënie pune, për nënshkrimin e marrëveshjes kolektive në sektorin privat. Kemi më shumë çështje.”, - deklaroi kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Marjan Risteski.
 
“Mungesa e fuqisë punëtore, rritja e produktivitetit, gjegjësisht gjetja e mekanizmave për të rritur produktivitetin dhe në këtë mënyrë do të kemi uljen e varfërisë, zvogëlimin e numrit të personave që marrin pagën minimale. Dhe që të gjithë njerëzit të jenë më të kënaqur dhe më të lumtur, sepse paga minimale është për punëtorin fillestar, gjithçka tjetër duhet të jetë meritë e produktivitetit të punonjësit në një kompani.”, - theksoi kryetarja e Organizatës së Punëdhënësve, Vlladanka Trajkoska.
 
Durmishi tha se KES-i si organ trepalësh në nivel kombëtar do të mundësoj dialog social mes punëdhënësve, sindikatave dhe Qeverisë. 
 
“Për Qeverinë, dialogu transparent social është i një rëndësie tepër të veçantë. KES-i është organ trepalësh në nivel kombëtar përmes të cilit do të zhvillojmë dialog social në periudhën e ardhshme, do të dëgjojmë kërkesat edhe të punëdhënësve edhe të sindikatave, si dhe do të miratojmë vendime dhe masa të përbashkëta që do të kenë për qëllim kryesor të përmirësojnë jetën dhe standardin e qytetarëve.”, - u shpreh ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.
 
E një rëndësie të veçantë për punëtorët si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat mbetet rritja e pagës minimale në 450 euro, e kjo çështje do të diskohet në ndonjë mbledhje të ardhshme të Këshillit ekonomik-social. 
 
SANIJE DURAKU