Kumanovë, takim Tashkovski – Daçiq, thellohet bashkëpunimi mes dy MPB-ve
Gjatë qëndrimit në RMV, dy ministrat e punëve të brendshme...

Gjatë qëndrimit në RMV, dy ministrat e punëve të brendshme, Pançe Tashkovski i RMV-së dhe Ivica Daçiq i Serbisë, u takuam në Kumanovë, ku në sektorin për punë të brendshme në këtë qytet, biseduan për aktivitetet dhe projektet e iniciuara nga takimet e mëparshme mes dy ministrive.
“Mund të konstatoj se bashkëpunimi mes dy policive të RMV-së dhe Serbisë është e shkëlqyeshme, të cilin mundet ta thellojmë edhe më tepër. Me të gjithë atë bashkëpunim operativ që e kemi, biseduam edhe rreth temës për transit në vendkalimet tona kufitare. Ky projekt është mjaft i rëndësishëm si për RMV-në po ashtu edhe për Serbinë, andaj edhe duhet të kemi takime të vazhdueshme për realizimin e të njëjtit.”, - theksoi ministri i MPB-së i RMV-së, Pançe Toshkovski.
“Ndër problemet e cekura gjatë bisedës sonë ishte edhe ajo se përse pritet gjatë në vendkalimin kufitar Tabanoc-Preshevë. Ne edhe nga më herët që nga viti 2008 kemi marrëveshje për shpeshtimin e kalimit të vendkalimeve kufitare, pastaj vendimi për “One Stop Shop”, kështu që ne vazhdimisht punojmë që edhe më shumë t’i thjeshtësojmë procedurat, sepse interesi i qytetarëve është që sa më pak të pritet në vendkalimet kufitare. Gjithashtu një problem tjetër aktual që e kemi të gjitha vendet në rajon, pra edhe Serbia edhe RMV-ja, është kalimi ilegal i emigrantëve. Kemi punuar mjaft për uljen e numrit të kalimeve ilegale të emigrantëve për çka edhe kemi marrë lëvdata nga BE-ja, andaj edhe për këtë qëllim na nevojitet ndihma organizative, logjistike e financiare nga BE-ja për t’u përballur për realizimin e këtyre projekteve.”, - deklaroi ministri i MPB-së i Serbisë, Ivica Daçiq.
Të dy ministrat kërkuan nga njerëzit kyç në polici të ketë një bashkëpunim të mirë operativ mes dy vendeve në segmentin e luftimit të kriminalitetit, segmentin e luftës kundër kalimeve ilegale, tregtisë me njerëz, kontrabandës së narkotikëve, luftës kundër kriminalitetit të përgjithshëm, asaj kundër terrorizmit dhe një sërë projektesh e programesh të cilat pritet të realizohen. (Fatlum Aqifi, TVM2)
