Sveçla: Terrorizmi dhe pastrimi i parave, sfida për sigurinë

10.10.2024 16:43

Parandalimi i aktiviteteve terroriste...

Parandalimi i aktiviteteve terroriste dhe pastrimi i parave mbeten sfidë për organet e sigurisë në Kosovë. Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçlen, duke përmendur në këtë kontekst sulmin terrorist në Banjskë.

“Ministria në kuadër të Policisë së Kosovës mbetet e përkushtuar për të luftuar rrjetet kriminale brenda dhe jashtë vendit tonë. Ky rrjet do të na mundësojë që të parandalojmë aktivitet terroriste. Parandalimi i aktiviteteve terroriste dhe pastrimi i parave është sfidë për neve. Financimi i terrorizimit është sfidë për ne, pasi që para një viti kemi pasur sulmin terrorist në Banjskë, ku kemi pasur të gjitha provat që janë financuar për ta kryer këtë sulm për ta destabilizuar vendin.”, - deklaroi ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Sipas Sveçlës, duke ndërtuar mekanizma, Kosova po merr një pozicion të fuqishëm për të parandaluar këto krime.

Këto komente Sveçla i bëri gjatë lansimit të Rrjetit të përbashkët të Inteligjencës kundër pastrimit të parave. (Gyltene Sinani, TVM2)