Maqedoni
Takim për transport të shpejtë nga Pireu drejt Evropës Qendrore përmes Maqedonisë
27.04.2015 09:48
"Hekurudhat e Maqedonisë" dhe "Kosko" S.A. nga Greqia sot në Shkup do të mbajnë takim të përbashkët...

"Hekurudhat e Maqedonisë" dhe "Kosko" S.A. nga Greqia sot në Shkup do të mbajnë takim të përbashkët, në të cilin do t'i shqyrtojnë mundësitë për krijimin e rrjeteve hekurudhore nga porti i Pireut deri në Evropën Qendrore përmes territorit të Maqedonisë.
Në takim do të marrin pjesë përfaqësues të dy kompanive dhe odat ekonomike, ndërsa është paralajmëruar edhe fjalimi i zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Vlladimir Peshevski.
Në kuadër të takimit do të prezentohen edhe zgjidhjet logjistike për rrugë efikase dhe të shpejta transportuese nga Evropa dhe drejt Evropës./mia
