Rama: "Kjo xhami e Namazgjasë është tani vend i shenjtë", faleminderit miku im Erdogan

10.10.2024 18:41

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan pasditën e sotme në kryeqendrën shqiptare të Tiranës, kanë inauguruar xhaminë e re të Namazgjasë.

Pas ceremonisë, foli edhe Kryemnistri Rama, i cili tha se kjo xhami e Namazgjasë është tani një vend i shenjtë.

“Kjo xhami i jep domethënien katrotit të katër faltoreve të kryeqytetit duke e përmbyllur skicën e këtij flamuri shpirtëror. Flamur që lind Shënd Kostandinin, pajton islamin dhe krishtërimin, shpall midis feve vëllazërimin, flamur bujar për njerëzimin. Si çdo faltore tjetër e këtij vendi ku gjen paqe çdo shqiptar që i falet zotit të vet, kjo xhami e Namazgjasë është tani një vend i shenjtë.” – u shpreh Edi Rama, i cili për këtë kryevepër nuk harroi për të përshëndetur Presidentin turk, Erdogan.

“Faleminderit dhe mirënjohje zoti President i Turqisë, miku im gjithnjë i mirëseardhur në Shqipëri. Në shtëpinë tonë të vogël ku ka banesa të shumta, për përkushtimin tënd vëllazëror për t’iu përgjigjur lutjeve të komunitetit musliman shqiptar, duke u bërë zëri i thirrjes për komunitetin musliman turk i cili i dha bashkësisë shqiptare mjetet e nevojshme për ndërtimin e kësaj xhamie, e cila ndër breza do ta dëshmojë gjestin tuaj dhe do t’i flasë për lidhjen mes dy vendeve tona. Do të jetë kryekudjestari i këtij tempulli dhe u prfitë e mbara në familje e tyre të gjitha familjeve myslimane në Shqipëri. Zoti e Bekoftë Shqipërinë dhe na ndihmoftë në rrugën tonë pa kthim drejt majës ku duam dhe do ta ngjisim flamurin e Skënderbetut dhe Ismail Qemalit.” – përfundoi Rama.