Florida, rritet numri i të vdekurve nga uragani “Milton”
11.10.2024 13:30
Numri i të vdekurve nga uragani “Milton”...

Numri i të vdekurve nga uragani “Milton” po rritet pasi goditi bregun e Floridës dhe la shkatërrime pas tij.
Autoritetet po bëjnë vlerësimet fillestare të dëmeve, ndërsa ekipet e shpëtimit pastrojnë terrenin pas stuhisë së pamëshirshme. Banorët filluan të kthehen në shtëpitë e tyre. Megjithëse “Miltoni” është dobësuar në një ciklon posttropikal, rreziku nuk ka mbaruar, thanë zyrtarët. Është paralajmëruar për përmbytje të reja të mundshme pas rritjes së nivelit të ujit të lumenjve.
“Miltoni” është uragani i dytë që godet bregun perëndimor të Floridës në më pak se dy javë.
