Sulmet ajrore izraelite, në Bejrut rrafshuan një ndërtesë banimi
Izraeli ka kryer deri tani sulmet më vdekjeprurëse....

Izraeli ka kryer deri tani sulmet më vdekjeprurëse në rajon. Një ndërtesë apartamentesh duket e rrafshuar në qendër të Bejrutit.
Objektivi i Tel Avivit ishte një komandant i lartë i Hezbollahut, i cili thuhet se i mbijetoi sulmit. Në Gazë, një shkollë është goditur, ndërsa bastisjet dhe përleshjet vazhdojnë në Bregun Perëndimor. Numri i viktimave dhe të plagosurve po rritet. OKB-ja ka dha alarmin.
“Konflikti shkatërrues në Liban, sulmet e intensifikuara në Siri, dhuna në Gazë dhe Bregu Perëndimor po e çojnë rrezikshëm rajonin në prag të një lufte gjithëpërfshirëse. Hezbollahu dhe grupet e tjera të armatosura duhet të ndalojnë sulmet ndaj Izraelit, ashtu si Izraeli duhet të ndalojë bombardimin e Libanit dhe të tërheqë forcat e tij tokësore.”, tha nënsekretarja e përgjithshme e OKB-së për Çështjet Politike dhe Paqes, Rosemari Di Karlo.
Një sërë reagimesh dhe dënimesh vijnë edhe nga komuniteti ndërkombëtar pasi u godit baza e OKB-së në Libanin Jugor, ku u plagosën dy paqeruajtës.
Shtetet e Gjirit po lobojnë në Uashington për të parandaluar hakmarrjen kundër Iranit, nga frika se objektet e tyre të naftës mund të kërcënohen gjithashtu.
