Maqedoni
Për uikend në Shkup 34 aksidente, një viktimë, mbi 20 të lënduar
27.04.2015 10:28
Gjatë tre ditëve të fundit gjendjen e sigurisë në pjesën e aksidenteve të ndodhura nga policia e komunikacionit e vlerësojnë si të pavolitshme...

Gjatë tre ditëve të fundit gjendjen e sigurisë në pjesën e aksidenteve të ndodhura nga policia e komunikacionit e vlerësojnë si të pavolitshme për arsye se ka ndodhur një aksident në të cilë një person e ka humbur jetën.
Ka ndodhur edhe një aksident me pasoja të rënda trupore, në të cilën lëndime të rënda ka marë ngasësi i një motoçiklete.
Të shtunën më 25 prill, është kryer kontroll i gjithsej 15 aksidenteve. Prej tyre, gjashtë janë me pasoja të dëmeve materiale dhe shtatë janë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilën lëndime më të lehta kanë marë shtatë persona.
Të dielën më 26 prill, është kryer kontroll i gjithsej tetë aksidenteve. Prej tyre pesë janë me pasoja të dëmeve materiale dhe dy me pasoja të lëndimeve trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë dy persona.
Ka ndodhur edhe një aksident me pasoja të rënda trupore në të cilën lëndime të rënda ka marë një këmbësor.
Gjatë tre ditëve të fundit nga ana e policisë së komunikacionit janë sanksionuar 52 shoferë, të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" gjatë këtyre tre ditëve nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 90 automjete, të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
Sot reparti për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB-së Shkup do të mbajë aktivitete edukative në SHF "Dituria" e cila gjendet në territorin e komunës së Sarajit.
Në suaza të shënimit të 110 vjetorit nga vdekja e Nikolla Karev, në organizim të kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot me fillim në orën 11 e 30 minuta te përmendorja e Nikolla Karev para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të vendosen lule të freskëta.
Me qëllim të zhvillimit të sigurtë të këtij manifestimi nga ana e policisë së komunikacionit do të ndërmerren masa të sigurim në kokmunikacion në rrugën "11 Tetori" automjetet do të kahëzohen nëpër rrugët e rrethinës./mia
