Lloga, detyrimin për ligjin e përfaqësimit e propozova unë
11.10.2024 20:43
Ish Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga...

Ish Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili vjen nga ASH e Ziadin Selës ka deklaruar se detyrimin për ligjin e përfaqësimit e ka propozuar ai, derisa ishte ministër.
Në një postim në rrjetet sociale Lloga shkruan: “Detyrimi i sjelljes së Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat është propozuar nga ana ime gjatë mandatit si Ministër i Drejtësisë. I njëjti është konsultuar me ekspertët e fushës, Zyrën e BE-së, Brukselin dhe ka marrë miratimin e Qeverisë së RMV-së në dhjetor të vitit 2023 si pjesë e Strategjisë për Reforma të Sektorit të Drejtësisë 2024-2028 dhe Planit Aksional për Zbatimin e Strategjisë së Zhvillimit të Sektorit për Drejtësinë 2024-2028”, thekson Lloga.
